Gazeta “Il Mattino” në numrin e sotëm bën prognozën e trajnerit të ardhshëm të Napolit dhe sqaron se këto ditë Aurelio De Laurentiis po përpiqet në çdo mënyrë të bindë Antonio Conten të pranojë stolin e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.
Kontaktet janë të dendura dhe kërkesa financiare e trajnerit italian – 24 milionë euro neto në tri vite vetëm për të – duket se nuk e tremb Aurelio De Laurentiis, i gatshëm t’i japë atij “carte blanche” edhe në përzgjedhjen e zëvendësuesit të Victor Osimhen.
Presidenti i Napolit nuk ka asnjë nxitim, është në pritje të Conte dhe do ta bëjë këtë në javët në vijim. Megjithatë, nëse nuk arrihet një marrëveshje, dy alternativa janë gati: Vincenzo Italiano, nëse largohet nga Fiorentina, dhe konfirmimi i trajnerit aktual Francesco Calzona.
Ndërkohë, asnjë konfirmim nuk vjen nga Torino në lidhje me rikthimin e mundshëm të Conte te Juventusi. “Tutto Sport” shkruan: “Më pak konfirmime, në fakt praktikisht zero, janë të disponueshme në pistën e Antonio Conte.
Lajmi se një menaxher i Juventusit, në këtë rast Francesco Calvo, e ka kontaktuar dhe po mban një kanal të hapur për rikthimin e tij të mundshëm, nuk merr asnjë konfirmim.
Nëse Juventusi do të revolucionarizonte pankinën, nuk do të bëhej zëvendësimi i Allegrit me një trajner tjetër të madh, mbi të gjitha për çështjen e pagës, por edhe sepse çdo ndryshim do të bëhej në emër të rinovimit. Pra, klubi bardhezi do të fokusohej në një profil i ri dhe në zhvillim, siç ndodhi pikërisht me Conte në pranverën e vitit 2011”.