Eksperti i futbollit Steve Nicol beson se Barcelona do ta mposhtë Paris Saint-Germain (PSG) në çerekfinalen e Champions League nëse Kylian Mbappe nuk është në formën e tij më të mirë.
Eksperti mendon se skuadra e Ligue 1 varet shumë nga francezi, i cili mund të kthehet në një problem për ekipin e Luis Enique.
Duke folur për ESPN, Nicol vuri në dukje se Barcelona është përmirësuar kohët e fundit dhe është favorite për të fituar ndeshjen. Ai shtoi se ekipi francez do të kishte vështirësi nëse nuk do të arrinte të përfshinte Mbappe në lojë.
Nicols tha: “Mendoj se Barcelona do të fitojë në Spanjë në ndeshjen e kthimit dhe do ta eliminojë PSG-në nga Champions League. E kam të vështirë të kapërcej faktin se me të vërtetë gjithçka varet nga Mbappe.
“Ai është i mirë, vetëm nëse është në maksimumin e formës. Problemi është se PSG-ja historikisht ka pasur dështime të bujshme në këtë kompeticion.
“Nuk mund ta kapërcej faktin se nëse Mbappe nuk është ditën e tij, kjo skuadër nuk ka asnjë shans. Barcelona është shumë më e mirë tani se sa ka qenë gjatë gjithë sezonit. Unë nuk shoh që PSG të kualifikohet”.
PSG e eliminoi Barcelonan kur të dy skuadrat u takuan për herë të fundit në raundin e 1/8-ave të Champions League të sezonit 2020-21. Ata fituan 4-1 në Camp Nou dhe e pasuan me një 1-1 në Parc des Princes.