Ish-qendërsulmuesi gjerman Miroslav Klose ishte një nga emrat e përfolur për të marrë drejtimin e Lazios pas dorëheqjes së Maurizio Sarrit.
Klose ka deklaruar se dëshiron që një ditë të drejtojë skuadrën bardhekaltër.
"Lotito e di që unë kam dëshirën për të drejtuar Lazion, pastaj do të jetë në dorën e tij të vendosë.
Ai bëri një zgjedhje tjetër, por një ditë ndoshta do të jem unë trajneri i Lacios, kush e di, shpresoj kështu", ka thënë Klose.