Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, ka hapur procedurë disiplinore ndaj skuadrës shqiptare Deçiçi nga Tuzi asaj malazeze Buduçnosti nga Podgorica.
Deçiqi - Buduçnosti ka përfunduar baras (1:1) në kuadër të javës së 29-të të elitës së futbollit malazez.
Gjatë ndeshjes tifozët “Varvari” kanë fyer skuadrën shqiptare si në aspektin kombëtar, po ashtu edhe në atë fetar, si dhe ka pasur tensione në tribuna dhe në fushë e në dalje të stadiumi.
Për këtë arsye, Komisioni Disiplinor i federatës hapi disa raste të veçanta, ndaj Deçiqit për organizim të dobët të ndeshjes, ndaj Buduçnostit për sjellje jo sportive të tifozëve dhe forma të tjera të diskriminimit.
Hapet procedurë disiplinore edhe ndaj drejtorit ekzekutiv të Buduçnostit, Novak Novakoviq, për shkak të sjelljes së tij josportive ndaj gjyqtarit Millosh Savoviq.