Në orën 21:00 do të luhen të gjitha ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës Europa.
Padyshim supersfida e mbrëmjes është Milan-Roma, përballja e dy skuadrave italiane.
Pas nuk mbetet as dueli Liverpul-Atalanta, ku Berat Gjimshiti së bashku me shokët do të kërkojnë fitoren në stadiumin “Anfield”.
Ndërkohë gjermanet e Leverkusenit, që janë ende të pamposhtur, do të kërkojnë vazhdimin e serisë ndaj Uest Hemit. Ndërkohë një përballje e madhe është në Portugali me Benfikën që mirëpret Marsejën.
Ndeshjet e para të çerekfinales
Milan-Roma
Liverpul-Atalanta
Leverkusen-Uest Hem
Benfika-Marsejë