Mois Kenit iu dha shansi i dytë në Torino për të treguar se është një lojtar i denjë për skuadrën ku u rrit, por ndërkohë që sezoni po mbaron, italiani nuk ka gjetur ende golin e parë.
Edhe Arkadiuzh Milikun, Juventusi bëri një investim të rëndësishëm, me besimin se mund të rriste nivelin teknik e taktik të skuadrës.
Ndonëse deri tani numëron 6 gola, 3 në kampionat dhe 3 në Kupë, edhe polaku ka rezultuar një dështim, kjo edhe falë dëmtimeve të shumta të akumuluara.
Kështu që me të drejtë klubi i ka lajmëruar dy futbollistëve se kanë dorë të lirë për të kërkuar një skuadër të re për sezonin e ardhshëm, ndonëse oferta ekonomike për kartonin e tyre sigurisht do të vlerësohet nga “Zonja”.