Bayern Munih po mendon seriozisht për të ardhmen, teksa porta mbetet një “hallkë” e rëndësishme.
Manuel Neuer mund të tërhiqet në vitin 2026, por nuk përjashtohet edhe viti 2025, teksa drejtuesit bavarezë janë pranë marrëveshjes me Alexander Nubel.
27-vjeçari kaloi dy sezone huazimi te Monaco, ndërsa në këtë sezon aktivizohet te Stuttgart ku ka luajtur 29 ndeshje.
Bayern Munich i ka ofruar një kontratë të re deri në qershor 2030 dhe tani pritet përgjigja e lojtarit, ndërsa është konfirmuar se, Nubel do të luajë edhe sezonin 2024-2025 në huazim te Stuttgart.