John Elkann, në letrën drejtuar aksionarëve të Exor, rezervon dy pasazhe thelbësore për Juventusin, duke u fokusuar në momentin aktual dhe perspektivat e ardhshme:
"2023 përfaqësonte një vit tranzicioni. Nën bordin e ri të drejtorëve të kryesuar nga Gianluca Ferrero, vëmendja iu kushtua zgjidhjes së çështjes në lidhje me Drejtësinë Sportive, si në Itali ashtu edhe në Evropë.
Sezoni 2023/24 është pra “Viti Zero”, në të cilin klubi po hedh themelet për rikthimin e tij, si brenda dhe jashtë fushës".
“Cristiano Giuntoli, i cili mbërriti në vitin 2023 dhe sapo u emërua "Drejtori më i mirë sportiv i vitit" në Globe Soccer Awards për punën e tij me Napolin vitin e kaluar - thotë Elkann - do të ndihmojë në formimin Juventusit të së ardhmes.
Skuadra synon të kthehet në Ligën e Kampionëve dhe tashmë ka konfirmuar praninë e saj në Kupën e Botës së Klubeve të zgjeruar FIFA në verën e vitit 2025. Me një fokus më të madh te talentet e rinj të gjeneratës së ardhshme (të cilët kanë dëshmuar vlerën e tyre këtë vit), Juventus synon të ndërtojë një strukturë të qëndrueshme kostoje në përputhje me rregulloret e reja të UEFA-s".