Inter Miamit nuk i ka mjaftuar as rikthimi i Lionel Messit nga lëndimi për ta shmangur humbjen.
Skuadra amerikane u eliminua nga CONCACAF Champions League nga ekipi meksikan, Monterrey, duke u mposhtur me rezultat 1:3.
Ylli argjentinas luajti nga minuta e parë për herë të parë që nga 13 marsi, kur ishte lënduar, por nuk mundi të bënte asgjë për ta shpëtuar ekipin e tij nga eliminimi.
Eliminimi nga ekipi meksikan me rezultatin e përgjithshëm, 2:5 ia pamundëson kështu Inter Miamit që të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve, i cili në vitin 2025 do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tash, Leo Messi dhe “kolonia e Barcelonës” do të mundohen ta kenë një sezon pozitiv në ligën MLS.