Bëhet futbollisti i parë i Barçës që shënon në Champios për ditëlindjen e tij!
Goli që shënoi Andreas Christensen, në fitoren 2:3 të Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain, në takimin e parë mes tyre për fazën e çerekfinaleve të Champions League ishte shumë special.
Për mbrojtësin danez, të lindur në vitin 1996, ky gol u shënua në ditën e 28-vjetorit të tij.
Një rekord i veçantë i Christensen, që bëhet futbollisti i parë në historinë e Barçës që shënon Champions League në datën që feston ditëlindjen.