PSG hidhet në sulm për Marcus Thuram.
Nuk është mister që Mbappe do t’i thotë lamtumirë klubit në fund të sezonit, pasi ai nuk do të rinovojë kontratën e tij.
Klubi francez tashmë është në kërkimi të një sulmuesi qendror, ku shumë emra përfliten se janë të shënjestruar.
Përveç interesimit mbi Osimhen e Napolit, “Tuttosport” shkruan se tashmë PSG ka shfaqur sërish interes për Marcus Thuram.
Thuram erdhi tek Inter me parametra zero, por vlera e tij në treg është tashmë shumë më e lartë. Për zikaltrit nuk është i pashitshëm, pasi drejtuesit mund të heqin dorë prej tij vetëm për 80 milionë euro.