Pas Zielinski-t dhe Taremi-t, drejtuesit e Inter-it po monitorojnë edhe Hermoso-n si transferim të mundshëm me kosto zero. Kontrata e mbrojtësit të Atletico Madrid skadon në fund të sezonit.
Konkurrenca nuk mungon.
Nga Juventus te Napoli deri te klubet e Premier League, për lojtarin interesohen shumë klube.
Marotta dhe Ausilio po vlerësojnë alternativat për mbrojtjen.
Alternativa e fundit mban emrin e Oumar Solet, lojtar i datëlindjes 2000 në pronësi të Salzburg-ut.
Mbrojtësi, i ndjekur në të kaluarën edhe nga Milan-i, mund të merret me ulje.
Siç ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, kontrata që skadon në 2025-ën ka ulur kërkesat e Salzburg-ut: për të arritur te Solet në merkaton e verës mund të mjaftonin rreth 10 milionë euro.
Një operacion i ngjashëm me atë të Bisseck, duke shfrytëzuar situatën kontraktuale të mbrojtësit premtues të Salzburg-ut, skuadër me të cilën Inter-i është përballur në fazën me grupe të Champions League.
Milan-i duket se ka hequr dorë dhe Inter-i mund të hidhet shumë shpejt në sulm.