Gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk i reziston presionit publik, jep dorëheqje nga ndeshja Dukagjini – Llapi.
Bejtullahu ishte tërhequr në short si gjyqtar i katërt i duelit Dukagjini – Llapi, por ka vendosur që të dorëhiqet nga kjo ndeshje.
Gani Havolli, kryetar i Komisionit për Delegimin e Gjyqtarëve dhe Kontrolluesëve për Superligë dhe Ligën e Parë, thotë: .
“Ka dhënë dorëheqje. Nuk ka dashur të jetë në atë ndeshje.
Shorti i ka rënë disa herë tek ekipi i njëjtë dhe nuk ka dashur.
Ne e kemi aprovuar dorëheqjen e tij dhe e kemi zëvëndësuar me një gjyqtar tjetër. Kaq, nuk ka asgjë tjetër”.