Carlos Tevez, një ish-sulmues i madh që ka veshur fanellën e Juventusit në Serinë A, është sot në krye të Independientes nga Avellaneda e Argjentinës, por ëndërron të kthehet në Itali.
Këtë e shpreh edhe vetë ai, në intervistën e gjatë për La Gazzetta dello Sport:
“Italia është një vend që e mbaj në zemër. A do të doja të kthehesha? Do ta doja shumë, ndoshta si trajner. Seria A është një nga kampionatet më të mira në botë dhe mendoj se duhet të rritem për ta merituar”.
– A shihni një Tevez të ri në Serie A?
“Nuk ekziston… (qesh). Nuk kam gjetur njeri që më ngjan, jo aq nga pikëpamja teknike, por nga ajo e sakrificës dhe konkurrencës.
Futa zemrën time në fushë, unë dhashë gjithçka. Tani besoj se kjo ka humbur pak, jo vetëm në Itali por në përgjithësi në Europë”.
– Cili lojtar ju befason në Serie A?
“Lautaro pa dyshim. Ai është dominues, ai bën diferencën. Nëse ke një sulmues që shënon kaq shumë, e ke titullin në dorë. Interi është i kompletuar, por ai është një vlerë e pabesueshme e shtuar”.