Viktoria Plzen nga Çekia ka luajtur baras (0:0) me Fiorentinën, në takimin e parë të çerekfinales së Conference League.
Skuadra italiane doli e pamposhtur nga stadiumi në Plzen, një rezultat i mirë për sfidën e kthimit në Firencë.
Te dy skuadrat treguan lojë të mirë.
Sulmuesit nuk e kishin mbrëmjen qoftë të njërës skuadrës apo palës tjetër.