Atalanta e ka turpëruar me rezultat 3:0 Liverpoolin në stadiumin “Anfield”, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League.
Futbollisti Scamacca është shënues i dyfishtë.
Ai shënoi në minutën e 38-të e 60-të e Pasalic (83’) për fitoren e madhe të skuadrës nga Bergamo.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, si zakonisht nga minuta e parë duke dhënë kontribut të madh për Atalantën.
Atalanta ka një epërsi të mirë për sfidën e kthimit në Bergamo.