Neymar u largua nga Parisi sezonin e kaluar dhe u transferua në Arabinë Saudite si shumë yje të futbollit.
Mirëpo, për Al-Hilal-in e atjeshëm, klubin lider të Ligës Saudite Pro, ai bëri vetëm pesë paraqitje dhe shënoi një gol për shkak se vitin e kaluar dëmtoi ligamentet kryqëzuese të gjurit.
Sipas parashikimeve të mjekëve, ai mund të rikthehet në fushë vetëm në fund të prillit dhe ndërkohë po shkurton ditët e rikuperimit – duke luajtur bixhoz…
this guy neymar is absolutely finished
— 🐢 (@KyKySZN) April 11, 2024
bro is gambling on poker in the middle of his daughters birthday 😭😭😭😭 pic.twitter.com/3bQ3MWrIty
Një video e brazilianit duke luajtur poker edhe teksa festonte ditëlindjen e vajzës së tij u shfaq në internet. Shumëkush e ka cilësuar të trishtueshme këtë varësi të brazilianit me bixhozin.