Interi është vetëm një hap larg yllit të dytë në fanellë, por çdo lojtar i zikaltërve driblon pyetjen që i bëhet se çfarë shije do të kishte fitorja e titullit kampion përballë Milanit në një “San Siro” të mbushur plot me kuqezinj.
Sigurisht që do të ishte diçka historike dhe e bukur edhe për vetë lojtarët, pavarësisht se nuk duan ta shprehin publikisht.
Megjithatë, disa prej tyre kanë një dëshirë të çmendur për të fituar në mbrëmjen e 22 prillit.
LAUTARO- Kapiteni i Interit i ka shënuar disa herë Milanit, madje edhe në gjysmëfinalet e Championsit në sezonin e kaluar. Si lider dhe flamur i skuadrës e di shumë mirë se çfarë kënaqësie do të ishte për tifozët një titull i fituar ndaj rivalëve të përjetshëm.
Edhe sepse Lautaro nuk e ka harruar ende atë penallti të pritur nga Tatarushanu në 7 nëntorin e vitit 2021 që do t’i çonte zikaltrit -4 pikë nga kushërinjtë.
Tani “El Toro” e di që ka shumë armë për t’i bërë keq Milanit.