Barcelona shënoi një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Katalonasit mposhtën 2:3 në udhëtim PSG-në dhe janë me gjasa reale për t’u kualifikuar tutje.
E shumëkush mendoi se pas këtij suksesi, Xavi Hernandez mund të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në Barcelonë.
Por, trajneri spanjoll e konfirmoi edhe njëherë se do të largohet në fund të sezonit.
“Vendimi im për t’u larguar në fund të sezonit nuk do të ndryshojë. Vendimi që mora është i duhuri. I ka dhënë një paqe mendore klubit, lojtarëve, madje edhe mediave, por gjithashtu mua dhe rrethit tim”, u shpreh Xavi.