Në një intervistë të dhënë për CBS Sports, Hakan Calhanoglu, mesfushor i Inter-it, i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me të ardhmen e tij dhe nëse, si tifoz i Galatasray-t, e shikon veten shumë shpejt me fanellën e klubit turk.
Ja deklaratat e tij:
“E ardhmja në Stamboll? Për momentin do të thoja jo.
Më pëlqen të luaj në Europë.
Objektivi im është të qëndroj në nivelet më të larta të mundshme.
“Ndjek futbollin turk dhe shpresoj që në të ardhmen mund të ketë diçka më të mirë nga sa ka ndodhur në muajt e fundit, por për momentin nuk mendoj për një kthim në shtëpi”.