Tjetër paraqitje vendimtare e Rey Manajt në radhës e Sivasporit në Turqi.
Sulmuesi shqiptar asistoi shokun e tij skuadrës, Mening, në transfertë me Trabzonsporin, në javën e 32-të të Superligës së Turqisë.
Po luhej minuta e 53-të e takimit, kur sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shërbeu me zgjuarsi shkokun e skuadrës, i cili nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.
Ky gol rezultoi vendimtar, pasi rezultati nuk ndryshoi më në minutat e mbetura. Ndeshja u luajt pa tifozë pasi skuadra vendase ishte dënuar për shkak të ngjarjeve në ndeshjen me Fenebahcen.
Me këtë rezultat, Sivaspori katapultohet në vendin e shtatë me 44 pikë.
Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar
Rey Manaj është golashënuesi i tretë më i mirë i Superligës Turke deri në këtë fazë të kampionatit me 16 gola, dy më pak se Icardi dhe tre më pak se Edin Dzeko.