Jetmir Topalli gjeti sonte golin e radhës në Ligën e Parë të Turqisë, teksa Manisa ndau pikët me Eyupsporin në kuadër të javës së 30-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Mumin Ozkasap” përfundoi me rezultatin 2:2,
Vendasit ishin në disavantazh prej dy golave pas 20 minutave lojë, por ishte Jetmir Topalli ai që udhëhoqi skuadrën e tij drejt barazimit.
Reprezentuesi i Kosovës ishte autor i golit të parë të Manisas, i shënuar në minutën e 32-të.
Topalli tani numëron pesë gola dhe pesë asistime në kategorinë e dytë të futbollit në Turqi.
Manisa pas këtij barazimi ka 33 pikë dhe ndodhet në pozitën e 12-të.
Ndërsa, Eyupspor është lider me 68 pikë dhe e ka të siguruar promovimin në Superligën e Turqisë për sezonin e ardhshëm, si kampion i ri i Ligës 1.