Drita është favorite në përballjen me Lirinë, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita ka përparësinë e fushës por edhe cilësinë e cila synon trepikëshin në luftë për titullin e kampionit.
Drita zë vendin e dytë me 54 pikë e ka dy më pak se Ballkani dhe Liria është në fund me 10 sosh.
Futbollisti Juan Camilo Mesa i Dritës, theksoi se ndeshja e nesërme (15.00) është e vështirë, por Drita duhet të vazhdoj me rezultate pozitive
"Ne e dijmë që nesër kemi ndeshje të vështirë, por të rëndësishme.
Ne duhet të vazhdojmë me këtë punë si çdo javë dhe me këtë qasje pozitive. E kem parasysh gjendjen e vështirë që e ka ekipi i Lirisë, por edhe për ne tri pikë janë të rëndësishme" ka thënë Mesa.