Ka ndërruar jetë Xheladin Nushi.
Ai ka qenë portier i Vëllaznimit të Gjakovës.
Ikja e tij në amshim ka tronditur komunitetin e futbollit në Gjakovë dhe të Kosovës.
]Agim Ademi, president i FFK-së, i ka shpreh ngushëllime familjes së Nushit: “Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-portierit të KF Vëllaznimi, Xheladin Nushit, andaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Xheladin Nushi ishte portier i gjeneratës së artë të KF Vëllaznimit, teksa kontributi i tij ndër vite për klubin kuqezi ishte i jashtëzakonshëm.
Xhela la gjurmë thella në futbollin gjakovar, teksa kishte shpirtin e një sportisti të jashtëzakonshëm dhe modest.
]Në këto momente të vështira për ju, jemi pranë jush që të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”.