Nesër në javën e 29-të në "Sami Kelmendi" të Lipjanit Prishtina e pret Gjilanin.
“Në katër ndeshje rresht në dy kompeticionet dhe tre rresht kampionale kemi luajtur baras pa shënuar gol.
Skuadra ende shpreson në vendin e 4-të që dërgon në Evropë
Me skuadrën homonime nga Gjilani, këtë edicion jemi takuar 4-herë, 3 në kampionat dhe 1 për Kupë. Kemi fituar takimin në
“Fadil Vokrri” dhe kemi luajtur 3-herë baras në Gjilan, përveç se në Kupë jemi kualifikuar tutje pas ekzekutimit të penalltive
Dy skuadrat kanë 62 përballje pas luftës. Gjilani nuk din për fitore ndaj skuadrës bardhekaltër në 16 ndeshjet e fundit, nga viti 2020 prej kur Prishtina ka arritur 6 fitore dhe 10 barazime. Ndërsa në bilancin e përgjithshëm kryeqytetasit kanë 34 fitore, 23 barazime dhe 5 humbje me goldallim, +50, 93:43”, njofton FC Prishtina.