Arsenal luftojnë në dy fronte

Futboll

Arsenal luftojnë në dy fronte

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:21
Gonçalo Inacio

“Topçinjtë” e Arsenal vijojnë të luftojnë në dy fronte këtë sezon, teksa në njërën anë është titulli kampion i Premier League, që mungon te “londinezët”, që prej vitit 2004 e në anën tjetër është “veshëllapushja” e UEFA Champions League, që lakmohet jo pak nga tekniku Mikel Arteta.

Drejtuesit po presin merkaton e verës për të përforcuar skuadrën, ku një ndër të preferuarit e “Topçinjve” është portugezi Gonçalo Inacio.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar është pjesë e “legjendarëve” të Portugalisë, Sporting Lisbon, teksa prej kohësh ka treguar që ka një potencial të madh.

Përsa i përket çmimit, “luzitanët” kërkojnë plot 60 milionë euro, aq sa është dhe klauzola e lojtarit, shumë kjo që tek Arsenal janë gati të paguajnë për t’ia dhuruar trajnerit Mikel Arteta një përforcim fantastik në prapavijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat