Mbrojtësi Ibrahim Dresheviq ka shënuar gol në elitën e Japonisë. Të shtunën, reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Kosovës shënoi për skuadrën Machida, që megjithatë u mposht 2:1 nga Vissel Kobe.
Ndeshja i takoi xhiros së tetë të J1 League.
Dresheviqi shënoi gol të bukur në minutën e 96-të për rezultatin final të takimit.
Ai ka kompletuar tetë ndeshjet e deritashme, ndërsa ka dy gola të realizuar.
Machida ka nisur furishëm edicionin. Mban pozitën e tretë me 16 pikë, dy më pak se Cerezo Osaka që udhëheq.