Kategoria e Parë vijon me ndeshjet e javës së 29-të të kampionatit. Pas fitores së Flamurtarit ndaj Vorës ditën e djeshme, e sotmja rezervon emocione të tjera. Dy skuadrat kryesuese që dominuan në mënyrë absolute gjithë këtë edicion, Elbasani e Bylis, janë 90 minuta larg sigurimit të biletës së Superiores.
Të shtunën mund të “vuloset” Superiorja, zbulohet sa pikë iu duhen Elbasanit dhe Bylisit për ngjitjen në elitë
Verdhebluve u mjafton 1 pikë ndaj Apolonisë, ndërsa ballshiotët u duhet fitorja përballë Korabit. Të dy skuadrat luajnë në shtëpi, por elbasanasit do të kenë stadiumin e mbyllur për shkak të dënimit nga Disiplina.
Paralelisht në orën 15:00 luhen 2 ndeshje të tjera mjaft të rëndësishme, ndoshta më shumë se dy të parat. Luzi pret Lushnjen në shtëpi dhe fitorja është treni i fundit për të shpresuar tek mbijetesa nga Play-Out. Ndërsa, për lagunarët gjithashtu duhen pikët për të siguruar pozitat në zonën e sigurtë.
E njëjta vlen për Burrelin që sfidon Tomorin e rënë matematikisht në të Dytën.
Ndeshjet:
Elbasani – Apolonia
Bylis – Korabi
Luzi – Lushnja
Tomori - Burreli