Sulmuesi brazilian i Real Madrid Rodrigo, pas paraqitjes fantastike kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampionëve, iu desh t’i nënshtrohet fatit të keq, duke pësuar dëmtim ditën e enjte në qendrën stërvitore.
Po nga “Marca” bëhet e ditur se stafi mjekësor i ka dhënë “dritën e gjelbërt” trajneri Karlo Ançeloti për ta inkuadruar në lojë kundër Majorkës.
Me shumë mundësi nuk pritet që 23-vjeçari ta nis nga minutat e para, pasi gjendja fizike nuk është optimale. Rëndësia e shërbimeve të Rodrigos në periudhën aktuale janë më shumë se kurrë fontamenale.
Ai numëron 16 gola dhe 8 asiste në harkun e 43 takimeve.
Real Madrid udhëton në Majorka ditën e sotme, për të vijuar më pas në Mançester, ndërsa rikthehet në “Santiago Bernabeu” kundër Barçës në 21 prill.