Guardiola “shkund” ekipin e tij

Futboll

Guardiola “shkund” ekipin e tij

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:45
Pep Guardiola

Këshilla e parë: mos e nënvlerësoni Luton! Pep Guardiola e di mirë se çdo ndeshje e Premier League fsheh një rrezik.

Sidomos pas një ndeshjeje në të cilën u harxhua aq shumë energji si çerekfinalja e parë e Champions League kundër Real Madridit. Pasditen e sotme, Manchester City do të dalë në fushë kundër Luton për të ndjekur titullin e kampionit të Anglisë, por nuk dëshiron rënie të tensionit.

Duke folur në konferencë për shtyp, trajneri katalanas donte ta rriste përqendrimin përpara ndeshjes: “Njerëzit thonë se ne jemi shumë më lart, prandaj do të fitojmë. Jo, në futboll nuk ka fitore në letër, por duhen arritur në fushë.

Lojtarët janë gati, ne e dimë se për çfarë po luajmë, e dimë pse ky sezon ka qenë kaq i vështirë, për shumë arsye.

Lojtarët janë gati, nuk kam asnjë dyshim për këtë, pastaj rezultatin ia lëmë fushës”.

Një sy është edhe nga çerekfinalja e kthimit e Champions League, me energjitë që duhet racionalizuar më së miri në këtë pikë të sezonit: “Stërvitje, masazhe, ujë, ushqim të mirë, pushim të mirë. Kështu duhet t’i rezervojmë energjitë tona për secilën ndeshje të radhës. Përndryshe, lojtarët mund të lëndohen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat