Drita ashtu siç pritej edhe shembi me gola Lirinë e Prizrenit, duke e mposhtur me rezultat 4:2, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita ka dominuar takimin dhe me meritë ndali tre pikë si vendas.
Golat i realizuan Maliqi (10’), Krasniqi (48’), Domi (57' - autogol), Dabiqaj (85’) dhe për Lirinë Basha (74’ e 88').
Drita është në vend të dytë me 57 pikë e Liria në të fundit me 10 sosh.