Feronikeli 74 nga Drenasi e ka merituar të paktën një pikë në duel me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës.
Therandasit shënuan fitore në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Feronikelit 74, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Nazmi Gripshi ka shënuar nga penalltia në minutën e 42-të dhe Danfa (90+2')..
Në minutën e 65-të, Ballkanin e shpëtoi traversa.
Ballkani kryeson me 59 pikë e Feronikeli 74 zë pozitën e tetë me 30 sosh.