Pasditen e sotme janë luajtur të tetë ndeshjet e javës së 24-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll.
Besa e Dobërdollit si nikoqire festoi ndaj Skopje me rezultat 2:1 dhe me dy golat e Izair Eminit, kështu që tani kjo skuadër është një hap më afër zyrtarizimit në Ligën e Parë.
Besa kryeson me 60 pikë e ka tre më shumë se Pelisteri.
Bashkimi e përmbysi Karaormanin me rezultat 5:1, kurse Arsimi mposhtet me 3:0 nga Pelisteri.
Rezultatet
Bashkimi – Karaorman 5:1
Bellasica – Sasa 1:1
Besa – Skopje 2:1
Ohrid - Novaci 2:2
Osogovo – Detonit 1:3
Pelisteri – Arsimi 3:0
Pobeda – Kozhuv 0:1
Teteksi – Vardari (N) 1:2