Humb jetën në fushë ish - futbollisti shqiptar

Futboll

Humb jetën në fushë ish - futbollisti shqiptar

Më: 13 prill 2024 Në ora: 19:43
Pamje

Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare Fredi Mërkuri, ish-futbollist i Butrintit të Sarandës.

Mërkuri dha shpirt në fushën e blertë, teksa po luante në një miqësore të veteranëve të Butrintit, ndaj disa ish-futbollistëve grekë.

62-vjeçari ra pa ndjenja në fushë dhe menjëherë u transportua me ambulancë drejt spitalit, ku as ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, nuk mjaftoi për ta rikthyer në jetë.

Lajmi u konfirmua edhe nga klubi sarandiot në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fredi Mërkurit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat