Torino dhe Juventusi ndajnë pikët, duke luajtur baras (0:0), në takimin e javës së 32-të të Serie A në futboll.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka luajtur titullar për Torinon.
Ai është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të pjesës së parë dhe është zëvendësuar në minutën e 78-të.
Juventusi zë vendin e 3-të me 63 pikë e Torino në të nëntin me 45 pikë.