Real Madridit po i buzëqesh titulli i kampionit në Spanjë.
Reali ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Mallorca-s vendase.
Futbollisti Vedat Muriqi me shokë nuk ia del ndaj liderit të kampionatit.
Muriqi është paraqitur titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Tchouameni shënoi në minutën e 48-të.
Muriqi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 82-të.
Reali kryeson me 78 pikë e Mallorca zë vendin e 15-të me 31 pikë të mbledhura.