Nevoja për ta përforcuar mesfushën, Milani synon transferimin e yllit danez

Futboll

Nevoja për ta përforcuar mesfushën, Milani synon transferimin e yllit danez

Më: 14 prill 2024 Në ora: 08:09
Rossonerët janë duke monitoruar situatën e tij

Milani është duke kërkuar ta përforcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm dhe trajneri Stefano Pioli i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se duhet të ndërhyjnë.

Gjiganti italian ka treguar interes për mesfushorin danez Pierre Emile-Hojbjerg, i cili po shkëlqen me fanellën e Tottenham Hotspur.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se mesfushori danez ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Spurs në verë dhe Serie A është një kampionat që ai e pëlqen.

Rossonerët janë duke monitoruar situatën e tij dhe të gatshëm që në verë të ofrojnë rreth 20 milionë euro për transferimin e ish-mesfushorit të Bayernit.

28-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë ka zhvilluar 34 ndeshje zyrtare me Spurs, por jo të gjitha nga minuta e parë pasi shpesh herë është lënë në bankën rezervë.

Reprezentuesi danez është i gatshëm të largohet nga Londra dhe përveç Milanit në garë për të janë edhe skuadrat tjera si Juventus, Napoli dhe Olympique Lyon. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat