Pas barazimit 2-2 kundër Bournemouth, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag analizoi performancën e skuadrës së tij.
Në prononcimin e dhënë për mediet holandezi u shpreh se skuadra e tij humbi topin në zona ku nuk duhej.
“Ne kemi një ekip me karakter. Sigurisht, ne duam të fitojmë, por ne e humbëm topin tre herë në zona ku nuk duhej ta kishim humbur.
Nuk ishim gjithmonë të organizuar mirë, sidomos në anën e djathtë kishte boshllëqe dhe situata ku mund të kishim përfituar. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Morëm më shumë përgjegjësi.
Në pjesën e dytë ishin dy gjëra që u thashë djemve të bënin, të qëndronin në pozicion dhe të mos bënin gabime dhe pastaj të bënim punën ton në mbrojtje”-deklaroi Ten Hag.