Ish-sulmuesi i Inter-it, Diego Milito, simbol i vitit të Triplete-s zikaltër, është intervistuar nga kanalet zyrtare të klubit milanez në prag të ndeshjes së sotme të ekipit të Inzaghi-t kundër Cagliari-t.
“Inter-i është një skuadër speciale, kam një dashuri të madhe për këto ngjyra që më kanë bërë të jetoj momente të pabesueshme”, ka thënë argjentinasi.
“Ka qenë e pabesueshme për mua të vesh këtë fanellë. Që në fëmijëri ëndërron të luash për një skuadër kaq të fortë, unë e kam pasur këtë mundësi dhe e kam shijuar duke dhënë gjithçka për këtë fanellë.
“Ky Inter? Është shumë i fortë, po bën gjëra të mëdha, është një skuadër e madhe me vlera të rëndësishme.
Më pëlqen shumë Lautaro, Calhanoglu po bën një sezon të madh si Thuram, më pas është Barella dhe shumë lojtarë të talentuar”.