Napoli ka barazuar me rezultat 2:2 me Frosinonen, në takimin e javës së 31-të në Serie A.
Futbollisti i Frosinones Soule pati rast ideal në minutën e 30-të por dështoi nga penalltia.
Penalltinë e shkaktoi mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Për Napolin shënuan Politano (16), Osimhen (63') dhe për udhëtuesit Cheddira (50' e 73').
Napoli është në vend të tetë me 49 pikë e Frosinone në të 17-tin me 27 sosh.