Riad Kostanica po vazhdon shkëlqimin me Fushë Kosovën në Bon Voyage Superligë U21.
Qendërmbrojtësi shtatlartë po tregon paraqitje të mira në mbrojtje, por edhe në finalizimin e rasteve duke shënuar dy gola spektakolar ndaj Ballkanit dhe Lirisë.
Kostanica është lojtar i dalur nga KF Trepça’89, ku kaloi të gjitha grupmoshat dhe u bë pjesë e ekipit të parë.
Paraqitjet fantastike që ka pasur si qendër mbrojtës kanë bërë ai të jetë në radarin e një klubi me emër në Shqipëri.
Mbrojtësi 20 vjeqar shihet si një futbollist me potencial të madh për Fushë Kosovën dhe objektivat e klubit.
Fushë Kosova ka dy barazime në dy ndeshjet e fundit dhe pikët e fituara janë meritë e Kostanicës, i cili realizoi dy super gola..