Java e 29-të e Kategorisë së Parë do të mbyllet sot me sfidën Besa-Kastrioti, e cila do të luhet në orën 15:00.
Një ndeshje direkte mes këtyre dy skuadrave, duke dashur t’i largohen zonës “play-out”.
Kavajasit ndodhen në vendin e 10-të me 28 pikë, ndërsa krutanët 2 pikë më lart në vendin e 9-të.
Në vendin e 7-të dhe të 8-të ndodhen Lushnja dhe Burreli me 31 pikë, prandaj, si Besa, ashtu edhe Kastrioti, duan fitoren më shumë se kurrë.
Barazimi vlen pak më shumë për krutanët.