Tërbohet Juventusi
Teun Koopmeiners është një nga mesfushorët më të mirë të Serisë A.
Për lojtarin e Atalanta-s interesohet prej kohësh Juventus-i, që e ka kthyer holandezin në objektivin kryesor të merkatos së verës.
Megjithatë, ekipet e interesuara për zikaltrin po rriten me kalimin e ditëve. Në fakt, në garë duket se është futur edhe Çellsi, me klubin londinez që ka dërguar vëzhguesit të enjten në “Anfield” për Liverpull-Atalanta.
Klubi londinez, për lumturinë e Atalanta-s, do të ishte i gatshëm të ofronte plot 60 milionë euro.