Fushë Kosova është dorëzuar në luftë për të mbetur në elitën e futbollit të Kosovës.
Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Fushës Kosovës, në takimin e javës së 29-të.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Për Malishevën shënuan: Haziraj (13'), Hazrollaj (54') e Mustafa (66') dhe për Fushë Kosovën realizoi Kojasheviq (48' - nga penalltia).
Fushë Kosova nuk e realizoi edhe një penallti në minutën e 61-të.
Malisheva zë vendin e katërt me 52 pikë e Fushë Kosova të 11-tin me sosh.