Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitoren më bindëse këtë vit në elitën e futbollit maqedonas.
Shkëndija para shikuesve të vet e ka turpëruar me rezultat 6:1 Sileksin e Kratovës.
Ish futbollisti i Prishtinës, Endrit Krasniqi, realizoi dy gola në fitoren e thellë.
Për Shkëndijen shënuan Krasniqi (18’ e 69’); Cake (55’); Trako (65’ – autogol); Aganspahiq (85’) dhe për Sileksin Eftimov (35’).
Struga Tim Lum kryeson me 55 pikë, pasojnë Shkupi 54, Shkëndija 42, Sileksi 37 pikë etj. pas javës së 27-të.