Struga Trim Lum ka barazuar me rezultat 2:2 me Bregallnicën e Shtipit, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit maqedonas.
Kampioni në fuqi dështoi si vendas, duke mos arritur më shumë se një pikë.
Për Struga Trim Lum shënuan Shabani (42’), Ibrahimi (85’ – nga penalltia) dhe për Bregallnicën Stojçevski (67’) e Selmani (72’).
Struga Trim Lum kryeson me 55 pikë, Shkupi 54, Shkëndija 52, ndërsa Bregallnica zë vendin e 11-të me 26 sosh.