Para pak ditësh Tetova ishte tronditur nga vdekja e papritur e trajnerit të njohur, seleksionuesit të U17 të Maqedonisë së Veriut, Dashmir Beari nga Poroji, i cili humbi jetën papritmas.
Dhe, sot Shkëndija përpara ndeshjes me Sileksin në vend se ta nderojë, e harroi!
Edhe pse është pritur që Beari të nderohet me një minutë heshtje në shenjë respekti për kontributin e tij në futboll, për habi kjo nuk ndodhi!, - shkruan Open-TV
Ndryshe, Shkëndija deklasoi Sileksin me rezultat 6-1 dhe i afrohet liderit Struga TL në vetëm 4 pikë.