Në klubin Llapi nuk kanë pritur mirë barazimin ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që u mbyll 1:1.
Llapi ishte në epërsi me golin e Leotrim Bekteshit, por në pjesën e dytë klinasit arritën të barazonin me Ardin Dallkun.
Pas ndeshjes, trajneri Tahir Batatina ka qenë në qendër të vëmendjes ku në një video të publikuar, shihet trajneri i llapjanëve duke eskaluar.
Llapi mbetet prapa në luftën për titullin kampion, madje është duke u rrezikuar dhe nga Malisheva e cila është vetëm tre pikë prapa ‘Legjendave’.
"Mos luaj rolin e dhelprës, me dikë që është rritur me ujq", postuar një foto Batatina.