Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit është në formën më të mirë dhe në kohën e duhur, më së miri e dëshmon edhe fitorja sot në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj VdS Nievenheimit.
Tre pikë të mëdha që iu japin edhe më shumë motiv futbollistëve kuqezi, që mos ta lëshojnë kreun.
Loja e shpejt dhe cilësore solli edhe triumfin me rezultat rë thellë.
Kosova kryeson me 68 pikë, duke lënë pas Eller 04 (një ndeshje më pak) në vendin e dytë pas javës së 27-të në Bezirksliga.
“Edhe tre pikë shumë të vlefshme për ekipin tonë.
Ndeshja kundër VdS Nievenheim përfundoi me rezultat të thellë 0:4 në të mirë të ekipit tonë me 4 golat e shënuar nga Max Stellmach (14’ 66’ 85’ 87’)
Faleminderit për përkrahjen dhe shihemi të dielën tjetër ku në shtëpi presim Lohausener SV”, njofton Kosova Dusseldorf.