CEO i Bayer Leverkusen, Fernando Carro ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle, ku ka folur për të ardhmen e Xabi Alonso, trajnerit të momentit.
Ai deklaroi se shumë klube e kërkojnë Alonso-n, por shtoi se trajneri është i lumtur te Leverkusen.
“Shumë klube e duan, ndoshta një ditë ai do të mund të punojë për njërin prej tyre, veçanërisht te ato ku ka luajtur…
Por tani është i lumtur këtu, prandaj qëndron”-deklaroi Carro.